Erdogani pritet me ceremoni shtetërore nga homologu ukrainas

03 shkurt 2020 | 14:05

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan është pritur në Kiev me ceremoni zyrtare nga homologu ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Erdogani, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Ukrainë, fillimisht ka vizituar përmendoren e “ushtarit të panjohur”, ku ka vendosur kurorë lulesh, ndërsa më pas ka kaluar në Pallatin Marinskiy, ku është pritur me nderime shtetërore nga Zelensky.

Pas përfundimit të takimit kokë më kokë dhe Takimit të Këshillit të Lartë Strategjik të kryesuar nga dy liderët, Erdogan dhe Zelensky pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për medie.

Gjatë ceremonisë së pritjes zyrtare të pranishëm në delegacionin turk ishin edhe ministri i Drejtësisë, Abdulhamit Gül, ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, shefi i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, si dhe zëdhënësi presidencial İbrahim Kalın, raporton Anadolu Agency.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka dënuar fuqishëm kërcënimin ndaj…