KQZ-ja miraton rekomandimin për zëvendësimin e deputetëve që janë bërë ministra (Emrat)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar rekomandimin për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me kandidatët e radhës që zëvendësojnë deputetët që janë bërë ministra.
Deputetët e zgjedhur të cilët tanimë janë pjesë e Qeverisë do të zëvendësohen me kandidatët e tjerë për deputetë.
Gjithsej janë 11 kandidatë për deputetë nga Vetëvendosje, LDK-ja dhe Nova Demokratska Stranka.
Emrat e deputetëve të rinj:
Vetëvendosje:
Enver Haliti zëvendëson Albin Kurtin
Alban Hyseni zëvendëson Glauk Konjufcën
Arta Bajralija zëvendëson Albulena Haxhiun
Fitim Haziri zëvendëson Arben Vitinë, dhe
Eman Rrahmani zëvendëson Haki Abazin.
LDK:
Hatim Baxhaku zëvendëson Anton Qunin
Fidan Rekaliu zëvendëson Lumir Abdixhikun
Xhavit Uka zëvendëson Avdullah Hotin
Besa Gaxherri zëvendëson Hykemete Bajramin, dhe
Shkumbin Gashi zëvendëson Besian Mustafën.
Nova Demokratska Stranka:
Zikreta Aliti zëvendëson Emilija Rexhepin



