Thaçi me Palmerin bisedon për marrëveshjen finale me Serbinë

26 shkurt 2020 | 10:36

Presidenti Hashim Thaçi po qëndron për vizitë në ShBA.

Ai ka pasur një darkë pune me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer, dhe me përfaqësues tjerë amerikanë.

“Në një darkë pune me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer, me shefin e Atlantic Council, Damon Wilson, me përfaqësues nga Senati, Kongresi dhe nga institucionet qeveritare në Uashington biseduam për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje finale me Serbinë, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Rangers, Steven Gerrard nuk ka dyshime se Florian…