105 aktakuza kundër 127 personave për vepra të ndryshme penale
28 shkurt 2020
| 10:56
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 105 aktakuza kundër 127 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 18 persona, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.