Ambasadori Heldt: Gjermania mirëpret emërimin e Lajçakut si emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

23 mars 2020 | 13:49

Ambasadori i Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Christian Heldt, ka lavdëruar emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Heldti ka theksuar Lajçaku do ta çojë Kosovën dhe Serbinë drejt një zgjidhje gjithëpërfshirëse.

Ambasadori gjerman në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se Gjermania e mirëpret emërimin e Lajçakut në këtë pozitë, duke shkruar se ai do të drejtojë një dialog të strukturuar dhe thelbësor në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
"Instagram" është duke punuar në një tipar të ri në…