Kurti: Thaçi më ftoi ta nënshkruajmë marrëveshjen, e cila është e dëmshme për Kosovën

25 mars 2020 | 12:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar bisedën që kishte me presidentin Hashim Thaçi në takimet e tyre.

Ai ka thënë se Thaçi ka kërkuar nga ai që të bëjnë një marrëveshje me Serbinë, e cila është e dëmshme për Kosovën.

“E takova presidentin dhe s’u morëm vesh. Ai më tha hiqe taksën shkojmë bashkë në Uashington dhe e heqim qafe Serbinë. Tha ne jemi ndryshe nga kryeministrat tjerë sepse jemi të zgjedhur prej popullit dhe e heqim Serbinë prej qafe. Marrëveshje e keqe që të rëndohet qafa prej saj”, ka thënë

“Ideja është me e heqë tarifën për me ta publikuar marrëveshjen. Në këto pazare të rrezikshme dhe të dëmshme. Nuk mund të më kenë mua si bashkëpunëtor”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se i ka thënë Thaçit se marrëveshje të tilla nuk mund të bëhen.

“Por si në pozitë të kryeministrit që jam nuk janë të mundshme të bëhen këto marrëveshje”.

“Edhe tendenca për ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme s’kishte të bënte me kornoavirusin. Në kohën kur kanë qenë vetëm 19 raste dhe asnjë i vdekur. Dëshironte dhe insistonte që me çdo kusht”, është shprehur Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cardi B përmes një video në rrjetin e saj social…