Veseli: Do të jemi opozitë e fuqishme

02 prill 2020 | 22:30

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka ripërsëritur se do të jenë opozitë e fuqishme.

Veseli duke folur për situatën aktuale politike në vend, tha se zgjedhjet si opsion në princip do të ishin më të mira.

Veseli edhe njëherë ka ripërsëritur se partia që ai drejton në çdo rrethanë do të mbetet në opozitë.

“Do të jemi opozitë e fuqishme dhe e zëshme. Jemi shumë aktivë dhe jam në kontakt në baza ditore me të gjithë kryetarët e degëve dhe nëndegëve të partisë, me të cilët po koordinohemi që të bëjmë një opozitë të mirëfilltë që do të jetë model”, u shpreh  ai në RTV21.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas tri rasteve pozitive me Covid-19 në Prizren, dy prej…