Sherifi thotë se asnjë qeveri nuk e nxori kaq shpejt fytyrën e vërtetë si qeveria Kurti

03 prill 2020 | 15:40

Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se akuza për “Kosovën si shtet të kapur” ishte njëra nga shtyllat kryesore të propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje gjatë gjithë kohës sa ishte në opozitë.

“Pas ardhjes në pushtet, veprimet e Albin Kurtit nxorën në shesh faqen tjetër të asaj që gjatë tërë kohës paraprake kishte premtuar. Nuk do të zgjerohem të numëroj braktisjet e shumë parimeve mbi të cilat mbështetej kjo forcë politike. Është shkruar mjaft rreth këtyre gjërave. Në këtë shkrim të shkurtër do të ndalem vetëm në atë se çka konsideron Lëvizja Vetëvendosje me ‘ç’kapjen albiniste të shtetit’”, ka shkruar Sherifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Ç’kapja albiniste e shtetit” dhe logjika “Shteti jam unë”!Akuza për “Kosovën si shtet të kapur” ishte një nga…

Gepostet von Bilall Sherifi am Freitag, 3. April 2020

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë…