Zyrtari i Nismës: Le të shkarkohet Bordi i KOSTT-it pasi ka bërë pavarësinë energjetike nga Serbia
24 prill 2020
| 13:12
Zyrtari i lartë i Nismës Socialdemokrate, Mevludin Krasniqi, ka ironizuar me shkarkimet që janë duke ndodhur në ndërmarrjet publike nga qeveria në detyrë e drejtuar nga Albin Kurti.
Ai ka “kërkuar” nga qeveria Kurti që ta shkarkojë edhe Bordin e KOSTT-it, për shkak se para disa ditësh ka bërë pavarësinë energjetike nga Kosova.
“Le të shkarkohet edhe Bordi i KOSTT-it… … sepse, KOSTT (Republika e Kosovës) para pak ditësh e ka bërë pavarësinë energjetike nga Serbia! Boll ‘arsye e fortë për lobuesit e energjisë ruse dhe për ndonjërin nga vendimmarrësit e sotëm’!?”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.



