Limaj: Të gjithë duhet të përulemi përballë heroizmit dhe sakrificës së dëshmorëve

05 maj 2020 | 13:36

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, kanë thënë se përkujton me respekt dhe krenari të gjithë atë që kanë rënë për lirinë e Kosovës.

Ai ka vlerësuar se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë mirënjohjes ndaj të gjithë atyre që kanë sakrifikuar për liri dhe pavarësi.

“Sot, në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, kujtojmë me respekt e krenari gjithë dëshmorët të cilët janë më meritorët për lirinë tonë. Në këtë ditë kujtojmë dëshmorët e shumë brezave, të cilët sakrifikuan edhe jetën e tyre për një atdhe të lirë. Qytetarët e Kosovës do t’u jenë përherë mirënjohjes dhe do të përkulen përballë heroizmit e sakrificës së tyre. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dua Lipa është një prej artisteve që po tregohet shumë…