Po vazhdon të zbulohet skenari Thaçi – Mustafa për rrëzimin e qeverisë
09 maj 2020
| 08:12
Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, thotë se rrëzimi i qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti ishte pjesë e një marrëveshje të fshehtë në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa. Sipas Abazit, edhe deputetët e LDK-së nuk janë të informuar për një skenar të tillë. Ai thotë se pjesë e marrëveshjes është që LDK-ja ta bëjë sërish Thaçin president vitin e ardhshëm.
“Për çdo ditë po zbulohet skenari në mes të Thaçit dhe Mustafës për rrëzimin e qeverisë Kurti. Lidershipi i LDK-së ka kushtëzuar edhe atëherë deputetët që ta votojnë Thaçin president”, ka kujtuar Abazi kohën kur Thaçi qe zgjedhur president.



