Kurti, Aliu dhe Dugolli vizitojnë burgun e Prishtinës
16 maj 2020
| 19:37
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me bashku me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje!, Liburn Aliun dhe bashkëpartiakun Enver Dugolli, kanë vizituar burgun e Prishtinës.
Këtë e ka bërë me dije Liburn Aliu përmes një fotografie që ka postuar në llogarinë e vet në “Facebook”, ku ka njoftuar se në këtë burg kanë qëndruar të tre ata. “Në burgun e Prishtinës kemi qenë të tre ne. Para meje e Albinit ishte Enveri. Para tij dhe shumë të tjerë. Këtu ishte edhe profesor Ukshin Hoti i cili sot ka 21 vjetorin e rrëmbimit pas lirimit të tij. Qelia numër 11, vite më vonë u bë edhe qelia ime”, ka shkruar Aliu. (A. M / Epoka e re).



