Në Klinikën Infektive po trajtohen 10 persona të prekur nga Covid-19, 4 në gjendje të rëndë

17 maj 2020 | 13:37

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) sot janë të hospitalizuar 10 pacientë me Covid-19.

Prej tyre, 6 pacientë janë në gjendje stabile dhe 4 me gjendje të rëndë (2 me oksigjenoterapi dhe 2 në mjekimin intensiv).

Në këtë klinikë janë edhe 5 pacientë të tjerë negative në Covid-19, por që e vazhdojnë mjekimin, ka njoftuar QKUK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria italiane ka aprovuar një dekret të ri ligjor me…