Kot e keni o të mjerë, Hashim Thaçi është vet shteti i Kosovës

17 maj 2020 | 23:46

Shkruan: Izmi Zeka

Tani po e kam të qartë se deri ku arrin egoja, frustrimi vetëm e vetëm për të qenë në pushtet. Një deklaratë e ish-deputetes z. Drita  Millaku për veç tjerave për Presidentin e vendit z. Hashim Thaçi shkruan se ”Së shpejti do ta nxjerr biletën njëdrejtimëshe për në Hagë”.

Ky është mentaliteti i partisë në pushtet për luftëtarët për shenjtërinë e fundshekullit XX, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Tani më edhe hapur flasin pa përjashtim veç me një renditje të çuditshme duke gozhduar secilin i cili nuk qëndron në vijën e tyre. Janë në gjendje të kryqëzojnë ashtu siç e kryqëzuan Krishtin.

O njerëz çfarë jeni kështu. Pse kënaqeni kur  ushtarët e UÇK-së shkojnë në Hagë. Për një copë pushtet e fyeni të kaluarën historike, për një copë pushtët shkelni mbi varret.

Kuptoni se pushteti nuk është gjithçka. Shteti është i rëndësishëm, perspektiva e tij.

Hashim Thaçi deshët apo nuk deshët ai është vetë historia e Kosovës. Ama më vjen keq pse me aq qejf dhe dëshirë të madhe për ta quarë Hashim Thaçin në Hagë.

Marre, marre. Nëse ka zot do t’u mallkoj gjithmonë. A e dini more se ky shtet, kjo liri këto të mira  që i kemi ne, janë arritur fal luftëtarëve dhe Natos.

O të mjerë Xhorxh Uashingtoni, Sharl De Goli e shumë të tjerë janë simbole të shtetësisë dhe zhvillimit të shteteve të tyre.

Për një copë pushtet jeni në gjendje të bëni gjithçka.

Turpi qoftë mbi ju.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Nga nesër (e hënë) fillon faza e dytë e lehtësimit…