Thaçi me ambasadorët e Kuintit diskutoi për rimëkëmbjen ekonomike dhe pavarësinë e institucioneve

20 maj 2020 | 14:04

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot ambasadorët e shteteve të Kuintit dhe shefen e Zyrës së BE-së, me të cilët ka biseduar për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës pas lirimit të masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19, si dhe për nevojën për të pasur institucione funksionale në vend.

Në këtë takim, ku kanë marrë pjesë ambasadori i ShBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Italisë, si dhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, presidenti Thaçi ka theksuar rëndësinë e respektimit të institucioneve të pavarura.

Më tutje, presidenti Thaçi ka folur edhe për Samitin e Zagrebit dhe shprehu zhgënjimin e tij që kur është folur për Kosovën, çështja e liberalizimit të vizave që nuk ishte në agjendë, nuk është përmendur, me të vetmin përjashtim Kryeministrin e Italisë, për të cilin presidenti Thaçi shprehu mirënjohje.

“Kjo është zhgënjyese dhe demoralizuese për qytetarët dhe për politikanët”, ka thënë presidenti Thaçi. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në bashkëpunim me…