Rihapni shkollat sa më shpejt të jetë e mundur
25 maj 2020
| 09:49
“Shkollat në vendin tonë duhet të rihapen sa më shpejt që të jetë e mundur” shkroi presidenti amerikan Donald Trump në “Twitter”. “Kemi informacione shumë të mira”, shtoi ai.
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara po zvogëlohet: në 24 orët e fundit ka pasur 638, më pak se mbi njëmijë në ditët e fundit.
(B. D.: ‘Epoka e re’)