Hoxha: Gjaku i dëshmorëve dhe emri i tyre nuk do të harrohen asnjëherë

26 maj 2020 | 19:27

Ish-ushtari i UÇK-së, e tani kryetari i Nisma-s në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka kujtuar rënien e pesë dëshmorëve të kombit tek ‘Lajthijat e Gllogjanit’: Beslim Aliaj, Luan Qerimaj, Rexhep Tafa, Fetah Selca e Haki Krasniqi.

Hoxha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se respekti për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit tonë është respekt për veten tonë si qytetarë të Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë i tij:

Sot me rastin e 21-vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Beslim Alijaj, Rexhep Tafa, Luan Qerimaj, Haki Krasniqi dhe Fetah Selca bëra homazhe pranë lapidarit të këtyre dëshmoreve tashme të rregulluar tek Lajthiat në Gllogjan.

Respekti për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit tonë është respekt për veten tonë si qytetarë të Republikës së Kosovës.

Gjaku i dëshmorëve dhe emri i tyre nuk do të harrohet asnjëherë sepse ata janë pjesë e historisë më të re të Kosovës.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët e kombit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga raportimi i rasteve të para me koronavirusin e…