Bosnja e përfundon kampionatin, Sarajevo shpallet kampion

02 qershor 2020 | 17:16

Një tjetër shtet Evropian ka vendosur, të mbyll kampionatin, duke dhënë verdiktet para kohe, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Bëhet fjalë për Bosnjë Hercegovinën.

Federata ka marrë vendimin drastik, duke mos lejuar zhvillimin deri në fund të sezonit. Kësisoj, verdiktet u dhanë në tavolinë, ku Sarajevo është shpallur kampion, duke fituar titullin për të dytin vit radhazi.

Ndërkohë për sa i përket renditjes nga kategoria, janë djegur dy skuadra, Çelik dhe Zvijezda, që sezonin e ardhshëm do të militojnë një kategori më poshtë. Kujtojmë që Bosnja iu bashkëngjitet kështu shteteve si Franca, Holanda, Belgjika dhe Skocia, të cilat kanë mbyllur kampionatet, duke dhënë verdiktet në tavolinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se kanë lansuar…