Ahmeti prezantoi investimet e reja në ‘Termokos’

02 qershor 2020 | 17:03

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se kanë lansuar projektin “Green Queen” i cili e parasheh mbështjelljen e oxhakut të ‘Termokosit’ me një gjethe çeliku duke e transformuar objektin industrial në tërësi.

“Para qytetarëve të Prishtinës, bashkë me studio “1010” lansuam projektin “Green Queen” e cila e parasheh mbështjelljen e oxhakut të ‘Termokosit’ me një gjethe çeliku duke e transformuar objektin industrial në tërësi. Oxhaku është trashëgimi kulturore industriale. Mbështjellja me gjelbërim është edhe simbolike e kalimit nga ndotja në gjelbërim”, ka shkruar Ahmeti në profilin e vet në “Facebook”.

(A. M / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ceremonia mortore për afroamerikanin George Floyd i cili mbeti i…