Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit
25 nëntor 2026
| 12:13
Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kundërshtonte pezullimin e afateve të paraburgimit.
Në ankimim, Meta ka pretenduar se ka qenë i pranishëm në çdo seancë gjyqësore dhe se nuk mund të mbajë përgjegjësi për shtyrjen e tyre për shkaqe të ndryshme, ka raportuar “A2”.
Ai ka pretenduar se në çdo rast i ka thënë gjykatës se është i gatshëm ta bëjë vetë mbrojtjen, pa avokat.



