Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

25 nëntor 2026 | 12:44

Ambasada e Kosovës në Vjenë ka njoftuar se shërbimet e rregullta konsullore do të ofrohen deri më 23 dhjetor 2026.

Për këtë arsye, ambasada i ka ftuar qytetarët që kanë nevojë për shërbime konsullore t’i planifikojnë dhe t’i kryejnë ato deri më 23 dhjetor 2026.

Po ashtu, ambasada ka bërë të ditura edhe datat kur Seksioni Konsullor do të jetë i mbyllur për festat e fundvitit.

Njoftimi i plotë i ambasadës:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ju njofton se, në kuadër të procedurave për përmbylljen e vitit fiskal 2026, shërbimet e rregullta konsullore do të ofrohen deri më 23 dhjetor 2026.

Gjatë periudhës nga 24 deri më 31 dhjetor 2026, nuk do të ofrohen shërbime të rregullta konsullore. Për këtë arsye, ftojmë të gjithë qytetarët që kanë nevojë për shërbime konsullore t’i planifikojnë dhe t’i kryejnë ato deri më 23 dhjetor 2026.

Gjithashtu, ju njoftojmë se, me rastin e festave të fundvitit dhe ditëve të pushimit, Seksioni Konsullor do të jetë i mbyllur në datat e mëposhtme:

E premte, 25 dhjetor 2026;

E hënë, 4 janar 2027;

E mërkurë, 6 janar 2027;

E enjte, 7 janar 2027.

Për raste emergjente që kërkojnë asistencë konsullore, ju lutemi të kontaktoni në numrin emergjent të Ambasadës:

Tel.: +43 677 64681903

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë

Seksioni Konsullor

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Me thirrjet “Femicidi është urgjencë kombëtare”, ka nisur protesta në…