‘Femicidi është urgjencë kombëtare’, protestohet kundër vrasjeve të grave

25 nëntor 2026 | 12:40

Me thirrjet “Femicidi është urgjencë kombëtare”, ka nisur protesta në Prishtinë kundër vrasjeve të grave.

Organizatorët dhe pjesëmarrëset po kërkojnë përgjegjësi institucionale, drejtësi dhe masa konkrete për parandalimin e vrasjeve të grave.

Përmes një komunikate, RRG-ja ka theksuar se femicidi duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare, duke kërkuar nga institucionet që të ndërmarrin veprime konkrete për mbrojtjen e grave.

Organizata ka rikujtuar se vrasjet e grave shpesh paraprihen nga kërcënime, përndjekje, kontroll dhe forma të tjera të dhunës. Për këtë arsye, institucionet duhet t’i trajtojnë me seriozitet raportimet dhe kërkesat për ndihmë, me qëllim të parandalimit të përshkallëzimit të dhunës. /EO

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të marrë pjesë në…