As Glauk Konjufca nuk ia dorëzon detyrën Meliza Haradinajt

05 qershor 2020 | 11:41

As Glauk Konjufca nuk ka bërë përjashtim në mesin e ministrave të Lëvizjes Vetëvendosje që nuk ia dorëzuan detyrën pasardhësit në ministrinë që ata e kanë drejtuar deri tani.

Meliza Haradinaj-Stublla e ka pranuar detyrën e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës nga sekretari i kësaj ministrie.

Para se ta marrë detyrën e kryediplomates kosovare, Haradinaj-Stublla ka bërë homazhe te memoriali “Heroinat” nga ku është zotuar se të vërtetën e Kosovës do ta thotë zëshëm në botë, ashtu siç do të kërkoj drejtësi për plagët e luftës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, kryetari i komunës…