Ministrja Haradinaj-Stublla zhvillon takim me të gjithë shefat e misioneve diplomatike
11 qershor 2020
| 09:12
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla, dje ka zhvilluar një takim virtual me të gjithë shefat e misioneve diplomatike të Kosovës në botë.
Ministrja Haradinaj-Stublla ka theksuar rëndësinë e koordinimit efektiv të misioneve diplomatike, dhe njëkohësisht ka diskutuar me ta prioritetet e përbashkëta.

“Diskutuam prioritetet dhe sfidat tona të përbashkëta, duke u zotuar për t’i dhënë drejtim më dinamik politikës sonë të jashtme. Falënderime të veçanta për secilin diplomat veç e veç për punën dhe gatishmërinë e forcimit të aleancave tona me botën” është shprehur ministrja Haradinaj-Stublla.
Ministrja në këtë video konferencë ka vënë në pah edhe sfidat që e presin diplomacinë e Kosovës.



