LARGIMI I PARAKOHËSHËM NGA KJO JETË I MOIKOM ZEQOS KA DËSHPËRUAR GJITHË SHQIPTARËT

20 qershor 2020 | 23:45

   Ashtu si të gjithë shqiptarët, u dëshpërova, kur dëgjova lajmin e hidhur të largimit ngakjo jetë të Moikom Zeqos për vlerat e përkushtimin e madh dhe kontributin e shquar, që ka bërë e lënë pas në fondin e hulumtimeve e të krijimtarisë letrare, sipoet e shkrimtarë, në fondin e arkeologjisëe sidomos si i pari që është marrë me qëmtimet e gjetjeve arkeologjike nënujore, duke u zhytur vetë në brigjet e Durrësit dhetë Pogradecit, si mësues e pedagogë ipërkushtuar, si estet e studiusë i disafushave etj. që, me të drejtë është cilësuar sienciklopedi dhe Bibliotekë e Madhe, përdijet dhe kulturën poliedrike që zotërontedhe rrezatonte.

     Moikom Zeqo ishte dhe mbetet njëpatriot i madh, si një Rilindës i kohëvemoderne, që i takonte gjithë hapsirësmbarëshqiptare të kombit, sepse e gjithëkrijimtaria e studimet e tij, gjithë aktivitetipublicistik e shtetëror, si minister i Parë iKulturës të sistemit demokratik, sipolitikanë e qytetetar udhëhiqej ngainteresat kombëtare dhe frymëzohej e punonte me përkushtim të madh e tëpalodhur në interes të popullit shqiptarë, tëShqipërisë e Kosovë dhe të të gjitha trevaveshqiptare. Në të gjithë krijimtarinë e studimet, në të gjitha botimet  e veprat e tij,kanë synuar e realizuar afirmimit tëvlerave të kombit shqiptarë, si pasardhës tëilirëve, të popullit më të lashtë në Europë.

   Është ndier i ngazëllyer, kur është krijuarUçK-ja në Kosovë dhe e ka përshëndeturkrijimin e forcës mbarëpopullore, që u bëbaza e ushtrisë së ardhshme, që luftuankundër një pushtuesi shekullorë e barbar, forcave serbe dhe çliruan Kosovën bashkëme forcat e NATO-s dhe me mbështetjen e përkrahjen e SHBA-së.

   Të gjithë ndihemi të trishtuar, se u larguapara kohe, se do të na mungojë tani e tutjesi erudite e si mendim shkencor ipranishëm pothuajse çdo ditë në shtypin e përditshëm, do të na mungojë me mendimetvizionare e studimet, argumentet shkencore dhe krijimet letrare e artistikeme karakter e përmbajtje kombëtare, që ka pas projektuar për të ardhmen, do të namungojë për mendimet e qartademokratike progresiste dhe për kritikatndaj filozofisë shkatëruese të gjithëpasurisë e kultures, që ishin krijuar gjatë45 viteve të sistemit socialist, që frymëzoi e realizoi PD.

    I ndieri  Moikom Zeqa nuk jeton mëfizikisht, por do të jetojë edhe për shumë e shumë vite me veprat e shumta, që ka lënëpas, , si burim referencash për brezat e ardhshëm të studjuesve shqiptarë e të huaj.

    Kontributi I madh I të ndierit MoikomZeqo prej shumë vitesh qe shndërruar nëinstitucion më vete konsulence e reference për fusha të etnokulturës të kombitshqiptarë.

   Emri I Moikom Zeqos dëshiroj, që tëpërjetësohet në ndonjë shkollë apoinnstitucioni kulturorë e shkencorë. Do t’Ibëhet nderë institucionit, që do të mbajëemrin e Moikom Zeqos, sepse do të nxisnine frymëzonin brezin e ri, që të ndjekinmodelin e tij, si një nga emblemat e shquara të kultures e letërsisë dhealbanalogjisë shqiptare.

   Ngushëllime familjes dhe të afërmve,miqve e shokëve, si dhe gjithë shqiptarëve!   U prehtë në paqe!

 Tefta Cami-ish-ministre e Arsimit dheKulturës

Tiranë më 18. VI.2020

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” ka dalë me një sqarim për…