Thaçi: Jemi krenarë me ushtrinë e Kosovës
Presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Kosova e fitoi lirinë para 21 viteve.
“Në ditët e para të lirisë filloi edhe transformimi politik dhe shoqëror i vendit tonë. Me marrëveshje me aleatët tanë dhe NATO-n filloi demilitarizimi dhe transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës”.
“Pas jetësimit të aspiratave për pavarësi, në vitin 2009 e themeluam Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në fund të vitit 2018 e themeluam edhe ushtrinë e Kosovës. Rrugëtimi i ushtrisë sonë ishte rrugëtim i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Presidenti Thaçi ka thënë se është krenar me ushtrinë e Kosovës.
“Nderime dhe respekt për të gjitha gratë dhe burrat që sakrifikuan gjithçka për këtë ditë. Jemi krenarë me ushtrinë e Kosovës, e cila së shpejti do të jetë pjesë e misioneve paqësore të NATO-s kudo nëpër botë”, ka shkruar Thaçi.
(M.Q / Epoka e re)