Sot rivarroset Vegim Qerkezi, që u rrëmbye dhe vra nga forcat serbe më 1999

03 korrik 2020 | 08:37

Ditë më parë është identifikuar Vegim Kasim Qerkezi, i rrëmbyer nga forcat serbe gjatë muajit mars të vitit 1999.Në nderim të tij, Komuna e Gjakovës bashkë me Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur organizojnë ceremoninë e rivarrimit të martirit Vegim Kasim Qerkezi.

Ceremonia mbahet sot me fillim prej orës 13:00 dhe zhvillohet sipas kësaj agjende.

– Homazhe në Varrezat e Martirëve në Çabrat të Gjakovës– Akademi për Vegim Kasim Qerkezin e cila po ashtu mbahet në Çabrat dhe-Ceremonia e rivarrimit të martirit.

Për shkak të situatës në të cilën ndodhemi, të gjithë pjesëmarrësit në këtë ceremoni janë të obliguar të mbajnë maska mbrojtëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkëlqim Demhasaj nga sezoni i ri do të jetë pjesë…