Katalonia  e bën të detyrueshme vendosjen e maskës

08 korrik 2020 | 14:22

Rajoni i Katalonia në Spanjë e ka bërë të detyrueshme për të gjithë banorët dhe vizitorët vendosjen e maskës në publik.

Masa, që ka për synim të frenojë përhapjen e koronavirusit, do të hyjë në fuqi të enjten.

Për të ndihmuar zbatimin e saj, presidenti i Katalonisë, Quim Torra, ka thënë se në të gjithë rajonin do të shpërndahen maska dhe pajisje të tjera mbrojtëse.

“Maskat do të jenë të detyrueshme në të gjithë Kataloninë, jo vetëm në rajonin Segria. Mendoj se është një masë e rëndësishme”, ka thënë Torra.

Katalonia, së voni, ka rikthyer disa masa kufizuese, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, përfshirë edhe izolimin e Segrias, një qark në perëndim të Barcelonës.

Për të zbatuar izolimin, atje është vendosur edhe pika të kontrollit policor.

Katalonia është një nga rajonet spanjolle të prekura më së keqi nga koronavirusi.

Në gjithë Spanjën, koronavirusi ka prekur mbi 252 000 njerëz.

Prej tyre, mbi 28 300 kanë vdekur dhe mbi 150 000 janë shëruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar…