77 raste aktive me Covid-19 në Gjilan
09 korrik 2020
| 10:30
Në komunën e Gjilanit janë 77 raste aktive me Covid-19. Deri më tani në këtë komunë 230 njerëz kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, prej tyre 149 janë shëruar plotësisht dhe katër kanë ndërruar jetë.
Këto të dhëna i ka bërë me dije nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli. Me këtë rast, ai u ka bërë thirrje gjilanasve që t’i respektojnë të gjitha rekomandimet e IKShPK-së dhe MSh-së.
Të dashur qytetarë,Nga të dhënat e publikuara mbrëmë nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, nga 413 mostra…
Publiée par Arbër R. Ismajli sur Jeudi 9 juillet 2020