Mbyllen dy furra buke në Malishevë, pronari infektohet me Covid-19

10 korrik 2020 | 21:04

Inspektorati komunal në Malishevë, në kuadër të zbatimit të masave mbrojtëse kundër përhapjes së pandemisë Covid-19, sot i ka mbyllë dy furra të bukës në qytetin e Malishevës, pasi pronari i tyre, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Pronari i furrave, i cili nuk është banor i Komunës së Malishevës, e ka njoftuar inspektoratin komunal në Malishevë, se ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19, dhe më pas inspektorati i ka ndërmarrë veprimet ligjore, duke i mbyllur këto dy furra.

Furrat do të mbesin të mbyllura deri në një vendim tjetër të organeve përgjegjëse, pasi i njëjti të konsiderohet plotësisht i shëruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka uruar shërim të…