Abbott: Urime Bajrami, e rëndësishme që të ruhemi në këtë kohë të pandemisë
31 korrik 2020
| 12:28
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott iu ka uruar gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se është e rëndësishme që të gjithë të ruhemi në këtë kohë të pandemisë.
“Dëshiroj t’u uroj të gjithë atyre që e festojnë, në Kosovë dhe më larg, gëzuar Kurban Bajramin. Këtë vit, kjo festë e shenjtë po shënohet në rrethana shumë të ndryshme, dhe është e rëndësishme që të gjithë të ruhemi në këtë kohë të pandemisë. Ju uroj të gjithëve paqe, begati dhe shëndet të mirë”, ka shkruar ai.
(M.K / Epoka e re)