Shabani rikthehet te Llapi

12 gusht 2020 | 11:45

Skuadra e Llapit ka njoftuar se në “Zahir Pajaziti” është rikthyer pas një viti e gjysmë mesfushori Kushtrim Shabani.

“Pas një viti e gjysmë të kaluar tek skuadra e Gjilanit, mesfushori llapjan Kushtrim Shabani është rikthyer në klubin ku u rrit dhe u bë i njohur. Me përfundimin e kontratës me Gjilanin, Kushtrim Shabani nuk mendoi dy herë dhe iu rikthye skuadrës së Llapit”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anita Haradinaj ndau me ndjekësit disa momente të lumtura pranë…