Hoti: Pakoja për rimëkëmbjen ekonomike drejt implementimit

20 gusht 2020 | 11:42

Kryeministri Avdullah Hoti është duke marrë pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.

Nga aty, Hoti ka thënë se pakoja për rimëkëmbjen ekonomike do të implementohet, me përfshirjen e plotë të këtij këshilli.

Hoti ka deklaruar para të pranishmëve se ata e kanë riemërtuar dhe riorganizuar këtë këshill me qëllim të fokusit në tema të rëndësishme të zhvillimit ekonomik në veçanti në proceset që është duke kaluar vendi si rezultat i pandemisë Covid-19.

“Kjo është mbledhja e parë ku do t’i trajtojmë disa çështje. Ky takim vjen si vazhdimësi e konsultimeve të rregullta që Qeveria ka pas me partnerët e përfshirë në Këshill Ekonomik. Ne si qeveri e kemi si pjesë të programit pakon e masave të rimëkëmbjes ekonomike dhe me rishikim të buxhetit e kemi krijuar fondin për rimëkëmbje ekonomike. Tash në periudha afatshkurtër do të punojmë bashkë me ju që të implementojmë këtë pako për rimëkëmbje ekonomike”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina në fillim të…