Qeveria ia vazhdon mandatin kryetares së Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit

28 gusht 2020 | 09:42

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’ia vazahdojë mandatin kryetares së Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, Nesrin Lushta.

Vendimi është propozuar nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa është miratuar nga anëtarët e ekzekutivit pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë leximit të propozim-vendimit, zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi e ka vlerësuar Lushtën.

“Zonja Lushta për katër vite ka qenë kryetare e këtij komisioni dhe ka dhënë një kontribut të çmuar në drejtimin e komisionit”,k thënë Dushi ndër tjerash

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Betejën me coronavirusin e ka humbur edhe një pjesëtar i…