Hiqet testi për Covid vetëm për qytetarët e Kosovës që aterojnë në aeroportin e Shkupit
11 shtator 2020
| 13:14
Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka bërë me dije se si masë e parë, Maqedonia e Veriut hequr testin obligativ PCR për të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët vijnë nga vendet e tjera në aeroportin e Shkupit dhe udhëtojnë transit për në Kosovë.
“Si masë e parë, Maqedonia e Veriut heq testin obligativ PCR për të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët vijnë nga vendet e tjera në aeroportin e Shkupit dhe udhëtojnë transit për në Kosovë. Kjo nuk vlen për transportin rrugor dhe as për të kaluar transit nga territori i Kosovës drejt Maqedonisë së Veriut dhe aeroportit të Shkupit”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

(Q.R / Epoka e re)



