Sipas Zekës këta gjashtë persona e kanë ditur për dëbimin e turqve

01 prill 2018 | 14:11

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka thënë se vetëm gjashtë përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore e kanë ditur për arrestimin dhe dëbimin e zyrtarëve turq të kolegjit “Mehmet Akif”.

Zeka në llogarinë e vet në “Facebook” ka pohuar se presidenti Hashim Thaçi dhe kryediplomati Behgjet Pacolli kanë qenë organizatorët kryesorë të arrestimit dhe dëbimit për në Turqi të zyrtarëve turq.

Postimi i plotë i Zekës:

Vetëm këta gjashtë persona e kanë ditur për dëbimin e 6 intelektualeve turq në Kosovë:

1. Hashim Thaçi, president, organizatori kryesor i këtij aksioni.

2. Behgjet Pacolli, miratuesi dhe ndihmësi kryesor i Thaçit.

3. Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë, vetëm zbatues i urdhrave të Thaçit.

4. Flamur Sefaj, ministër i Punëve të Brendëshme, zbatues i urdhrave të Pacollit dhe Thaçit.

5. Shefi i AKI-së, zbatues i urdhrave të Thaçit, njeriu i cili duhet të arrestohet, të përgjigjet penalisht, dhe të dënohet për jetën e gjashtë njerëzve.

6. Shpend Maxhuni, zbatues i urdhrave të Thaçit, i cili po ashtu duhet të shkarkohet, arrestohet dhe dënohet.

Viktima të Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit janë të katër këta persona, të cilët duhet të dëshmojnë të vërtetën, pastaj të shkarkohen presidenti, bashkë me Pacollin!
Të dy këta njerëz kanë kryer një vepër penale, kanë shkelur Kushtetutën e vendit, kane shkatërruar imazhin e Kosovës, si dhe kanë rrezikuar jetën e diplomatëve tanë nëpër botë!

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë vjet që nga arritja e Marrëveshjes së parë për…