Mbyllen edhe tri lokale me dyshimin për veprimtari devijante

25 shtator 2020 | 14:34

Inspektorati i Komunës, bashkë me Policinë e Kosovës, Stacioni Policor në Ferizaj, kanë mbyllur edhe tri lokale në qendër të qytetit, me dyshimin për ushtrimin e veprimtarive devijante, mungesën e dokumentacionit dhe kushteve higjieno-sanitare.

Mbyllja e këtyre lokaleve po bëhet tash e disa ditë nga Inspektorati i Komunës dhe Policia me qëllim vendosjen e ligjshmërisë, që në total çon në 21 numrin e lokaleve të mbyllura me këtë motiv.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Lakersave fitoi me rezultat 114-108 ndaj Denverit në…