Liverpooli tregon forcën ndaj Arsenalit
28 shtator 2020
| 22:56
Liverpooli e ka fituar derbin e Premier Ligës kundër Arsenalit, me rezultat 3-1.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 2-1. Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Alexandre Lacazette, po kampionët e përmbysen rezultatin me golat shënuara nga Sadio Mane dhe Andrew Robertson.
N pjesën e dytë Arsenali është përpjekur që ta barazojë rezultatin, por kampionët arritën të shënojnë edhe golin e tretë dhe të fundit në ndeshje me anë të Diogo Jotas.
Shqiptari Granit Xhaka luajti një orë lojë, kurse me pas u zëvendësua me Daniel Ceballos.
(Epoka e re)