Javën e ardhshme KEDS-i fillon realizimin e projekteve në Suharekë
29 shtator 2020
| 13:56
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur në takim drejtorin për investime në KEDS, Hasan Oz, me të cilin janë pajtuar për fillimin e projekteve investuese në këtë komunë.
Ai ka thënë se e ka falënderuar zyrtarin e KEDS-it për vizitën dhe angazhimin e tij, duke bërë me dije se ka marrë premtime që javën e ardhshme do të fillojnë punimet për shtrirjen e rrjetit nëntokësor në sheshin e qytetit.
“Kam kërkuar që të respektohet koha e fillimit të punimeve, të punohet mirë dhe me cilësi në rrjetin nëntokësor elektrik, pasi është fjala për sheshin e qytetit, vendin ku do të ketë një shëtitore dhe hapësira atraktive për qytetarët”, ka thënë Muharremaj.