Superliga e Kosovës sot vazhdon me ndeshje tejet interesante
Superliga e Kosovës sot vazhdon me ndeshje tejet interesante.
Në ora 15:00 zhvillohen edhe dy ndeshjet e zjarrta në kuadër të xhiros së pestë.
Në kryeqytet, Prishtina do të jetë nikoqire e Llapit, kurse në Suharekë, Ballkani do t’i bëj konak skuadrës së Drenicës, shkruan Gazetasheshi.com
Prishtina do të mundohet t’i marrë pikët maksimale që të mbete në pjesën e epërme të tabelës, ndërsa Llapi i kërkon pikët e para në këtë sezon pas startit jo të mirë.
Në ndeshjen tjetër, Ballkani me fitore do të mbetet përsëri kryesues i Superligës, por Drenica në anën tjetër me një mbrojtje të mirë do të tentoj të mos kthehet duarthatë nga Suhareka.
Gazeta “Sheshi” do të raportojë minutë pas minute për këto dy sfida:
Prishtina – Llapi 15:00
Formacionet zyrtare:
Prishtina: Haxho, Krasniqi, Dellova, Boshnjaku, Krasniqi, Mici, Zyba, Abazi, Bekteshi, John, Lilaj Kryetrajner: Zekirija Ramadani
Llapi: Nava, Idrizi, Zhdrella,Emini, Ar Ramadani, Al Ramadani, Selmani, Shabani, Peposhi, Januzi, Haliti. Kryetrajner: Tahir Batatina
Gjyqtarët: Mervan Bejtullahu, Besnik Morina, Safet Berisha, Gramoz Shala
Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë
Ballkani – Drenica 15:00
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Rugji, Thaqi, Potoku, Berisha, Gashi, Gripshi, Korenica, Daku, Kuc, Prekazi, Baftiu Kryetrajner: Ismet Munishi
Drenica: Ymeri, Bejta, Zeqaj, Thaqi, Dumani, Hamiti, Elshani Murati, Dushi, Miftaraj, Morina. Kryetrajner: Fadil Rama
Gjyqtarët: Alban Shala, Granit Hyseni, Bashkim Hyseni, Visar Kastrati
Stadiumi i qytetit, Suharekë



