Në fund të vitit do të mbahet kongresi kombëtar i autoriteteve lokale

05 tetor 2020 | 14:34

Kryetarët e Bashkive të Shqipërisë janë pritur sot në takim nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ku është diskutuar për mbajtjen e Kongresit Kombëtar të Autoriteteve Lokale.

Në një konferencë për medie, Tahiri ka thënë se ky kongres pritet të mbahet në fund të këtij viti.

“Sot në takim unë pata një temë tjetër, sot bisedova me kryetarët për të nisur jetësimin e kongresit kombëtar të autoriteteve lokale kah fundi i vitit në Shqipëri. Diskutuam temat të cilat janë shumë më interes. Një temë e agjendës që u caktuar sot, e që do të diskutohet është fillimi i vitit të ri shkollor, që të fillojë me 15 shtator”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, iu ka bërë thirrje të gjithë banorëve të Shqipërisë që të vizitojnë Kosovën.

Sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë për të ndihmuar të dy shtetet njëri-tjetrin për rimëkëmbje ekonomike.  “Pandemia një e keqe e madhe që përfshi gjithë njerëzimit bëri që t’i gjendemi më pranë njëri tjetrit. Ishte vërtetë një sfidë e madhe për gjithë industrinë e turizmit që të kishte fluksin që do të donte për te sfiduar të keqe, por ne ia dolëm së bashku. Të gjithë shqiptarët të vizitojnë këtë anë të bjeshkëve, siç këta vizituan bregdetin gjatë sezonës së verës”, ka deklaruar Leli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor ku përfshihet heqja e koalicioneve, ulja…