Limaj thotë se nëse ka telashe me LDK-në ato janë për zbatimin e programit qeveritar

07 tetor 2020 | 22:31

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partia të cilën ai e drejton dhe LDK kanë një marrëveshje politike dha ka  një program qeveritar të dakorduar dhe të votuar në Qeveri.

Ai thotë se Nisma i ka disa tema sociale në interes të qytetarëve të cilat merren në mënyrê të veçantë.

Limaj ka theksuar se insistimi i ministrit Krasniqi për të kërkuar që tema të tilla të jenë në agjendë është gjëja më elementare.

“Ne nëse kemi telashe është për implemtnim të programit qeveritar. Ministrat e kanë për detyre të shtyjnë programin e qeverisë së Kosovës. Ne i besojmë Hoti për dialog, por ne kërkojmë të shtyhen pikat programore për të cilat jemi marrë vesh. Një kryeministër duhet me qenë i lumtur kur e sheh ministrin të fokusuar jo në gjera të kota, por është i fokusuar me kry detyrën e vet sa më mirë. Ministrat Krasniqi dhe Recica janë konkret dhe duan të shtyjnë përpara këto tema në interes të qytetarëve të vendit”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini.

Më tutje, ai ka thënë se nëse kanë vërejtje, atëhere është tryeza e liderëve që vendos për atë punë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në…