Viktimë e qenve endacakë në Prishtinë, sot një fëmijë

09 tetor 2020 | 15:45

Në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë një fëmijë është sulmuar nga qenët endacak. Rastet po janë të shpeshta po problemi me qenët endacak po vazhdon të mbetet i pazgjidhur.

Sipas disa fotografive që janë publikuar në rrjetet sociale, shihet se fëmija është kafshuar nga qentë në pjesën e gjurit.

Në vendngjarje ka arritur edhe ekipi i emergjencës, të cilët i kanë ofruar tretmanin mjekësor fëmijës.

Kujtojmë se ditëve të fundit ka pasur raportime të shumta të sulmeve të qytetarëve nga qentë endacakë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Petar Petkoviq është zëvendësuesi Marko Gjuriqit në pozitën e drejtorit…