ShBA-ja mirëpret bashkëpunimin e Kosovës me Serbinë në Merdare

14 tetor 2020 | 11:12

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASh) ka mirëpritur zhvillimin e fundit mes palës kosovare dhe asaj serbe, ku në pikën kufitare Merdare, Dogana e Kosovës dhe policia, punojnë në të njëjtin objekt me kolegët e tyre nga Serbia.

Kështu ka bërë me dije zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shteti,  Morgan Ortagus, nëpërmjet një statusi në llogarinë e vet në “Twitter”.

“Ne e përshëndesim dakordimin e Serbisë për punonjësit e Merdares dhe angazhimet e Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve të bëra në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator. Rrjedha e sigurt dhe efikase e mallrave, shërbimeve dhe njerëzve do të hapë dyert për rritjen e prosperitetit dhe stabilitetit në Serbi dhe Kosovë”, ka shkruar Ortagusi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politologu Belul Beqaj ka kritikuar punën e deritashme të qeverisë…