Whyte: Republika Srpska nuk do të jetë model për Asociacionin
Serbia nuk ka alternativë tjetër pos pranimit të pavarësisë së Kosovës, por edhe kjo e fundit duhet të ofrojë garanci shtesë për minoritetin serb, thotë Nicholas Whyte, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare që ka këshilluar Kosovën në rrugën drejt pavarësisë.
Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Whyte thotë se Kosova nuk ka arsye të frikësohet nga autonomia e gjerë për serbët, pasi nuk mund të ketë model të ngjashëm me Republika Srpskan në Bosnjë e Hercegovinë.
Ai nuk pret që marrëveshja finale të arrihet së shpejti, por beson që BE-ja dhe SHBA-ja do të punojnë krah për krah drejt zgjidhjes afatgjate të mosmarrëveshjeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Nicholas Whyte aktualisht drejton organizatën APCO, me seli në Bruksel, që është grup këshillues dhe avokues për komunikim dhe konsulecë.
Intervistën e plotë mund ta lexoni në këtë link:
https://www.evropaelire.org/a/nicholas-whyte-dialogu-kosove-serbi-/30893608.html



