Nis asfaltimi i rrugës Junik-Prejlep-Dranoc
22 tetor 2020
| 14:17
Ka filluar asfaltimi i rrugës që lidh Junikun me Komunën e Deçanit, ankesi rrugor përmes fshatit Drenoc, projekt që ofron infrastrukturë të mirë rrugore dhe qasje të lehtë për qytetarët, duke krijuar infrastrukturë për bashkëpunim dhe zhvillim ndërkomunal.
Projekti rrugor “Asfaltimi i rrugës Junik-Prejlep-Dranoc” bashkëfinancohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Junikut.
Projekti është duke u realizuar në kuadër të iniciativës “Shërbime të mira për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”.
(Q.R / Epoka e re)