Nuk jam subjekt i asnjë procesi gjyqësor

10 nëntor 2020 | 20:54

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mohuar se i është konfirmuar aktakuza nga Specialja.

Reagimi i Haradinajt vjen pas një deklarate të një avokati serb i cili tha se kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj i është konfirmuar aktakuza nga Specialja, deklaratë kjo që u shpërnda edhe në mediat vendore.

Mirëpo Haradinaj ka thënë se lajmi është i rremë dhe për burim ka eksponentë të Serbisë.

Ai ka shtuar se nuk është subjekt i asnjë procesi gjyqësor.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Të dashur qytetarë,
Disa media tona kanë raportuar një lajm të rremë që për burim kanë eksponentë të Serbisë.
Unë me dinjitet kam mbrojtur pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe nuk jam subjekt i asnjë procesi gjyqësor.

Vazhdoj punën në mbrojtje të vlerave dhe të shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj…