Enes Muzaqi emërohet ushtrues i detyrës së kryeshefit në “Trepçë”
19 nëntor 2020
| 12:49
Pas dorëheqjes së ushtruesit të detyrës së kryeshefit të ndërmarrjes “Trepça”, Hysen Vrajolli, Bordi i kësaj kompanie ka caktuar menjëherë zëvendësuesin e tij.
Lajmin e ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” një burim brenda “Trepçës”.
“Pas shkarkimit të z. Vrajolli, Bordi ka marrë vendim që Enes Muzaqi të jetë u.d i kryeshefit në ‘Trepçë’”, ka thënë ky burim për gazetën.
/A.M/ Epoka e re/