Albert Krasniqi thotë se KQZ-ja nuk i ka paguar 1,600 komisionerë

09 prill 2018 | 20:59

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka bërë me dije se anëtarët e KQZ-së të dielën kanë vëzhguar zgjedhjet në Hungari, e javën e ardhshme do të vëzhgojnë zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi.

Ai ka theksuar se KQZ-ja nuk ka pse t’i vëzhgojë zgjedhjet në secilin vend që mbahen kur asnjë raport nuk është publik lidhur me “mësimet” e këtyre vizitave.

Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka parashtruar dy pyetje: Cila është rëndësia e zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, kur ne nuk e zgjedhim presidentin drejtpërdrejtë?, dhe Pse duhet të shpenzohen para për këto vizita, kur KQZ në mungesë të mjeteve ende nuk ka paguar mbi 1,600 komisionerë?

Ai ka thënë se KQZ-ja do të ishte mirë të fokusohen në zhvillimin e strategjive për edukim të votuesve.

“Mos t’i kemi 8% të votave të pavlefshme, e të kenë module të trajnimeve më cilësore për komisionarët”, ka shkruar Krasniqi, duke bërë me dije se anëtarët e KQZ-së edhe ashtu janë pa mandat.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka disa dallime mes asaj që e thotë policia e…