Nuk janë konfirmuar akuzat e Gucatit dhe Haradinajt

20 nëntor 2020 | 19:53

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, përmes një shkrimi në “Facebook”, ka njoftuar se ka biseduar me nënkryetarin e organizatës, Nasim Haradinajn, dhe ky i fundit e ka njoftuar se aktakuzat ndaj Haradinajt dhe Gucatit, nuk janë konfirmuar.

Klinaku ka sqaruar se as avokatët e tyre e as vet Gucati e Haradinaj nuk janë të njoftuar për ngritje të aktakuzës.

“Sapo u informova nga nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, se aktakuza ndaj tij dhe Hysni Gucatit nuk është e konfirmuar dhe për ngritje të aktakuzës nuk kanë njohuri as ata dhe as avokatët e tyre”, ka shkruar Klinaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë njofton se nga sonte (20 nëntor 2020),…